Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Në bibliotekë ka shfaqje

Festivali Ndërkombëtar Teatror i cili tashmë është kthyer në traditë në jetën kulturore të qytetit, erdhi në sallën e bibliotekës me një shfaqje interesante nga Teatri La Reenchanterie Antibes, Francë. Regjizorja dhe aktorja e talentuar Erica Letailleur solli në një monolog artistik pjesën me titull “Aventurat e mrekullueshme të Ajshe-s që nuk ekziston”. Në lojën e saj elegante, Erica, rrëfeu jetën e Aishes, që nga fëmijëria, edukimi, frikërat e saj, amësia, problematikat dhe komplekset e jetës së saj zhgënjyese në një botë që e detyron të heqë dorë nga ëndrrat e saj duke e bërë pjesë të padukshme të turmës. Rrëfimi i saj i drejtohet kujtdo, kurdo dhe kudo ku vajzat me ëndrra si Aishja bien pre e klisheve dhe e fatkeqësive, të cilat mbyten në ritmin e mosegzistencës së tyre dhe humbin ftohtësisht pas gjerbjes së një filxhani çaji në ballkonin e tyre i cili më shumë duket sikur i ndan sesa e bashkon me botën jashtë.

Leave a Reply