Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Në dhomën e errët të Çapalikut

Në sallën e bibliotekës u promovua libri më i fundit i autorit dhe dramaturgut Stefan Çapaliku. Fitues i çmimit “At Gjergj Fishta 2024” në letërsi mbajtur në Lezhë me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, ky vëllim poetik vjen me një titull të huazuar nga bota e fotografisë, siç është “dhoma e errët”. Në 69 poezitë e “Camera Obscura”, autori, nëpërmjet pasionit të tij për fotografinë, sjell një botë të fiksuar në objektiv dhe më pas në letër, në mënyrë të pakontrolluar, reale; ai ka eksploruar përmbajtje të reja të cilat e çojnë atë drejt formave të reja. Në prezantimin e librit tek të pranishmit në sallë, autori kishte përgatitur një videoperformancë e cila nëpërmjet objektivit të përmbysur paraqiti imazhet që autori si një kalimtar i vetmuar ka zbuluar teksa lundron në ferrin urban dhe zbulon qytetin në natyrshmërinë dhe origjinalitetin e tij. Falënderojmë autorin që gjithmonë zgjedh bibliotekën tonë për të promovuar krijimtarinë e tij si dhe mikun e bibliotekës, z. Bardhul Toda për analizën e detajuar që i bëri vëllimit poetik.

Leave a Reply