Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Edhe njëherë … për Milianovin

Një poezi – dedikim nga Musa Vyshka:

Milianov Kallupit

…por ti më pate thënë që nuk do ikësh
Dhe s’di se si, vëlla, ma hëngre fjalën.

Një tufë kumurish si varg lirikësh
Te dera e hajkut fluturimin ndalën.

Por …dera e hajkut nuk po hapej më
Përmbi kala mjerimi kujën nxorri
Dhe ne kujtuam që ti i lodhur flë
Dhe s’vumë re kur qielli lart të mori …

Dhe prapë kujtojmë: je lodhur e po flë
Askush s’beson që nuk do kthehesh më.

Por ti më pate thënë që nuk do ikësh.

Korrik, 2013

Leave a Reply