Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

“Dora e Zotit” dhe “Goli i Shekullit”

#Sisiot, dyzet vjet më parë, në Kupën e Botës 1986 mbajtur në Meksikë, performanca e futbollistit argjentinas Diego Maradona gjatë ndeshjes çerekfinale e bëri atë një emër të njohur dhe aq të dashur për sportdashësit anëmbanë botës. Më 22 qershor 1986, në stadiumin Estadio Azteca të Meksikos, Argjentina dhe Anglia u takuan në çerekfinale. Ndeshja tashmë kishte shumë më tepër peshë emocionale se zakonisht: të dy vendet kishin luftuar në Luftën e Ishujve Falkland vetëm katër vjet më parë dhe marrëdhëniet dypalëshe ishin ende të tensionuara. Ndeshja e futbollit u luajt në një atmosferë shumë të ngarkuar dhe ngjarjet në fushë nuk zhgënjyen.

Në minutën e 51-të të ndeshjes, Maradona u hodh për të sfiduar portierin anglez Peter Shilton dhe topi përfundoi në rrjetë me dorën e tij – një veprim i paligjshëm sipas rregullave të lojës. Megjithatë, gjyqtarët nuk e vunë re prekjen me dorë në kohë reale dhe, meqenëse në atë kohë nuk kishte sistem rishikimi video, goli u quajt i rregullt, pavarësisht protestave të zëshme nga lojtarët dhe tifozët anglezë.

Maradona e përkeqësoi edhe më shumë mjerimin e Anglisë katër minuta më vonë, duke realizuar një vrapim të shkëlqyer në një aksion individual brilant, ku dribloi pesë lojtarë anglezë dhe shënoi golin e tij të dytë. Për vite me radhë, tifozët dhe ekspertët e kanë cilësuar atë si “golin e shekullit”.

Në një intervistë pas ndeshjes, kur u pyet nëse goli i parë ishte shënuar me dorën e tij, Maradona shwnoi historinë me përgjigjen e tij: “Un poco con la cabeza de Maradona y otro poco con la mano de Dios” (“Pak me kokën e Maradonës dhe pak me dorën e Zotit”).

Argjentina fitoi ndeshjen 2–1, u kualifikua në finale dhe fitoi titullin e saj të dytë të Kupës së Botës.

Burimi: https://www.britannica.com/today-in-history/June-22-The-Infamous-Hand-of-God-Play

#tecmendurpasboterorit

Leave a Reply