Federiko Garsia Lorka
Një nga figurat më origjinale të poezisë botërore të shekullit të XX. Së pari muzikant i pasionuar pas mbledhjes, vënies në nota dhe harmonizimit të këngëve popullore, më pas regjisor, dramaturg, drejtues i trupës tetrore universitare “Barraka” me të cilën përhapi deri në fshtatrat më të humbura të Spanjës repertorin klasik e modern, kritik, ligjërues e mbi të gjitha poet me popullaritet të madh.
Gazel i dashurisë së beftë
Askush nuk e kuptonte parfumin
e manjolës së errët të barkut tënd.
Askush nuk e dinte që torturoje
një kolibër dashurie ndër dhëmbë.
Njëmijë kalushë persianë flinin
në sheshin me hënë të ballit tënd,
Ndërsa unë – katër net që rrokja
belin tënd, ku borë kurrë s’pat rënë.
Mes allçie e jaseminësh, degëz të zbehtë
prej farëzash shihja vështrimin tënd.
Shkronjat e fildishta që thonin “Gjithmonë”
kërkoja nga gjiri për të t’i dhënë.
Gjithmonë, gjithmonë… kopsht i agonisë,
të ikshëm e përfytyroj kurmin tënd,
gjakun e damarëve të tu në gojën time,
gojën tënde pa dritë që më vdes në vend.
©“Poezi spanjolle të shekullit XX”, përgatitur dhe përkthyer nga Aurel Plasari
Çdo vit në Tiranë, por dhe me shtrirje në qytete të ndryshme të Shqipërisë, me nismën e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit: “Shqipëria mikpret botën”, zhvillohen aktivitete në kuadër të Javës Kulturore Spanjolle. Këtë vit, kjo javë është përcaktuar në periudhën 3 – 7 nëntor 2025.
https://www.facebook.com/share/p/1YefA1sV5q/
