Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Gëzuar ditëlindjen, Biblioteka jonë!

Biblioteka publike “Qemal Baholli” është ndër ndërtesat e para institucionale në vend. Ajo u themelua, ndërtua dhe pasurua si një akt filantropie i familjes Baholli mbështetur nga intelektualët dhe patriotët elbasanas, bashkia, Oborri Mbretëror etj. Dhurata që kjo familje e nderuar i bëri qytetit tonë pati jehonë jo vetëm në qarqet intelektuale por edhe në shtypin e kohës. Guri i themelit u vu në viin 1931 dhe për një periudhë tre vjeçare përfundoi së ndërtuari dhe iu dorëzua bashkisë së qytetit. Më pas, për thuajse një vit ajo u pasurua me materiale bibliotekare të cilat ishin kryesisht dhurata në libra e periodikë por edhe në vlerë monetare. Në 21 korrik të vitit 1935 biblioteka hapi dyert dhe deri më sot ajo nuk e ka ndryshuar funksionin e saj: një bibliotekë për qytetin!

Më poshtë po sjellim disa artikuj të shkruar në shtypin e kohës për këtë ngjarje të rëndësishme jo vetëm për qytetin e Elbasanit por për mbarë Shqipërinë.

Elbasani do të pasurohet me bibliotekë. Nazif Baholli, tregtar dhe pasanik ka vendosur të ndërtojë një bibliotekë të madhe me të hollat e veta”.[i]

Elbasani shpejt do të ketë bibliotekën e vet. Nazif Baholli, pronar, ka vendosur të ngrejë bibliotekën e qytetit të Elbasanit”.[ii]

Lajmërim – Falënderim në emër të Bibliotekës së Djelmërisë drejtuar redaksive të gazetave shqiptare dhe personave të veçantë për dhuratat që i kanë bërë kësaj biblioteke”.[iii]

Inaugurimi i çeljes së bibliotekës “Qemal Baholli”. Interesimi i shquar i sovranit për institutin kultural”.[iv]

_______________________________________________

[i] Vullnet i popullit, 1931, nr. 283.

[ii] Ora, 1931, nr. 35.

[iii] Gazeta e Korçës, 1933, nr. 1673.

[iv] Demokratia, 1935, nr. 469.

Leave a Reply