Në sallën e bibliotekës, në praninë e kryetarit të Bashkisë Elbasan, z. Gledian Llatja dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve z. Klevis Qose, u lidh një marrëveshje e veçantë bashkëpunimi midis Bibliotekës së Elbasanit dhe Institucionit të Paraburgimit, për krijimin e një biblioteke ambulante, e cila do t’u mundësojë të paraburgosurve akses të vazhdueshëm në libra. Kjo marrëveshje bashkëpunimi është e para në vend dhe është në vazhdimësinë e bashkëpunimit që biblioteka ka me Institucionin e Paraburgimit. Me këtë rast, bibliotekës së paraburgimit iu dhurua një sasi e konsiderueshme librash me tematika të ndryshme.
Ky projekt sjell mundësi të reja për rehabilitim dhe edukim.
#bashkiaelbasan
#ievp
#bibliotekaambulante
#bibliotekapublikeelbasan
