Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

“Lulet e së keqes” është vepra që përfshin pothuajse të gjithë poezinë e Bodlerit, të shkruar nga viti 1840 deri në vdekjen e tij në gusht 1867. E botuar për herë të parë në vitin 1857, ajo ishte jashtëzakonisht e diskutueshme pas botimit, me gjashtë nga poezitë e saj të censuruara për shkak të imoralitetit të tyre, por sot konsiderohet një vepër e rëndësishme e poezisë franceze. Poezitë shpesh thyejnë traditën, duke përdorur imazhe sugjestive dhe forma të pazakonta. Ato trajtojnë tema që lidhen me dekadencën dhe erotizmin, duke u përqendruar veçanërisht në vuajtjen dhe marrëdhënien e saj me mëkatin origjinal, neverinë ndaj së keqes dhe vetvetes, obsesionin me vdekjen dhe aspiratën drejt një bote ideale.

“Lulet e së keqes” është konsideruar si vepra nismëtare e poezisë moderne të Perëndimit. Që aty nis rruga e poezisë simboliste, ku do të mbështeten tërë poetët e 1900-ës. Me Bodlerin ravijëzohet figura e poetit bashkëkohor, me “vetëdijen kritike” përballë një shoqërie borgjeze që kërkon të imponojë në mënyrë të pakundërshtueshme logjikën e saj. Sipas Bodlerit, vepra duhet menduar si një udhëtim imagjinar të cilin poeti e realizon drejt ferrit që është vetë jeta. Përvojat e dhimbshme, fatkeqësitë nëpër të cilat kaloi jeta e poetit, qenë gurra ku ngjeu penën artisti, ato e frymëzuan që, brenda një poezie të bukur në përsosmëri, të derdhet përmes ligjësive të së bukurës, e keqja me tërë shëmtinë e saj.

Në lidhjen e mëposhtme mund të lexoni librin e plotë “Lulet e së keqes”, parathënia për jetën dhe veprat e Bodlerit, poezitë e përkthyera në shqip si dhe shënime shpjeguese për çdo poezi:

Lulet e së keqes / Sharl Bodler, shqipëroi Dritan Thomollari, Tiranë: Plejad, 2004

 

Leave a Reply