A e dini se…
Sot në mbarë botën është e ashtëquajtura “Ora e tokës”. Çdo vit, miliona njerëz nga mbi 190 vende koordinohen për të fikur dritat e tyre për vetëm një orë. Ngjarja është pjesë e një tradite vjetore për të rritur ndërgjegjësimin për ndryshimet klimatike.
Çfarë është Ora e Tokës?
Ora e Tokës u lançua në vitin 2007 nga Fondi Botëror i Kafshëve të Egra (WWF) duke e përshkruar si “lëvizjen më të madhe globale bazë për mjedisin” me qëllimin për të rritur ndërgjegjësimin për mbrojtjen e natyrës, për trajtimin e krizës klimatike dhe të punuarit së bashku për të formuar një të ardhme më të ndritur për të gjithë ne.
Kur është Ora e Tokës?
“Ora e Tokës” është caktuar të jetë të shtunën e fundit të muajit mras, përveç rasteve kur kjo e shtunë përkon me të shtunën e Pashkëve, ajo bëhet një javë më herët (siç është rasti i sotëm), nga ora 20:30. deri në orën 21:30.
A DO BËHENI PJESË E NISMËS?
