Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Misioni “Kujtesë për Vazhdimësi“, në edicionin e tij të tetë, erdhi me një sërë aktivitetesh disa ditore në qytet, me logon “Margaritarët e fjalës”. Pjesë e programit të tij, ishte dhe ndalesa në bibliotekë, ku në sallën e mbushur plot me miq dhe dashamirës të librit dhe kulturës, u promovuan pesë tituj të rinj librash me vlerë jo vetëm lokale por edhe kombëtare. Tituj si: “Përflakje” i autores Shqipe Bytyqi; “Ditë të nxehta” i Mimoza Leskajt; “Kjo botë shpirtnore vajzash e grash” përmbledhje poezish; “Margarita Xhepa, mikja dhe zëri i poetëve” përgatitur nga Iliriana Sulkuqi, dhe biografia për autoren elbasanase “Iliriana Sulkuqi dhe lirika e saj” e autores Emrije Krosi, mbajtën gjallë interesin e të pranishmëve si dhe i dhanë ngjyra takimit. Misioni “Kujtesë për Vazhdimësi“, i pari dhe i vetmi në Shqipëri, është një organizëm që vlerëson dhe ngre lart figurat e qytetit tonë duke na kujtuar të gjithëve se duhet t’u jemi mirënjohës atyre që punojnë me devotshmëri dhe pasion për kulturën, arsimin dhe edukimin në vend. Në fund të takimit, u dhuruan një sasi titujsh të rinj nga shtëpia butese M & B të cilën e falënderojmë për këtë vlerësim të vazhdueshëm ndaj bibliotekës sonë.

https://www.facebook.com/biblioteka.qemalbaholli.7/posts/pfbid0vyBhtgdSkakhCGMrqeXEj5mzkE1LWBZ3ycTeC75z5eJX2HeUXFrdhU7DL5DL6G9xl

Leave a Reply