Lasgushi me krijimtarinë e tij e mbushi plot sallën e bibliotekës. Nxënës dhe mësues, miq të bibliotekës u mblodhën në aktivitetin e radhës organizuar nga biblioteka në bashkëpunim me mësueset Marsela Neni dhe Migena Kapllani dhe nxënësit e gjimnazit Mahir Domi dhe Kostandin Kristoforidhi. Ky takim i kaloi pritshmëritë duke i bërë të gjithë pjesëmarrësit protagonistë, të cilët në fjalën e tyre rrëfyen përjetimet që secili ndjen teksa lexon poezitë e Lasgushit, të cilat i kalojnë kufijtë kohor e hapsinor. Ndërsa gjimnazistët lexuan pasazhe nga letërkëmbimi i Lasgushit, nxënësit e shkollave 9-vjeçare recituan me ndjenjë poezitë e tij më të njohura. Falënderojmë shkollat për pjesëmarrjen.
