Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve (18 Dhjetor), shërben për të reflektuar dhe festuar kontributet e miliona emigrantëve në mbarë botën. Njerëzit në lëvizje, janë shtytës të fuqishëm për zhvillim si në vendet e tyre të origjinës ashtu edhe në vendet e destinacionit, si punëtorë, studentë, sipërmarrës, anëtarë të familjes, artistë dhe shumë më tepër. Emigrantët shpesh mbajnë lidhje të forta me vendet e tyre të origjinës, ndërkohë që përqafojnë komunitetet e tyre të reja, ku ata sjellin një pasuri të njohurive, përvojës dhe aftësive. Nëse menaxhohet mirë, lëvizshmëria mund të jetë një gur themeli i zhvillimit të qëndrueshëm, prosperitetit dhe përparimit.
Ekziston një nevojë urgjente që komuniteti ndërkombëtar të ofrojë zgjidhje të përqendruara te njerëzit dhe të bazuara në dëshmi për njerëzit që të qëndrojnë në komunitetet e tyre dhe për ata që duan ose duhet të lëvizin.
Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Emigrantëve, synohet të konsiderohet migrimi si një nga zgjidhjet për sfidat globale, si përshtatja ndaj ndikimeve të ndryshimeve klimatike ose ofrimi i mundësive më të mira ekonomike për komunitetet. Çdo person mund të bëjë një ndryshim. Çdo person mund të jetë një agjent ndryshimi. Së bashku, veprimet tona kolektive sot, do të na përgatisin për një të nesërme më të mirë.
Burimi: https://www.un.org/en/observances/migrants-day
