Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Biografia e dëshmorëve elbasanas

Në ditët e kulturës kombëtare të muajit nëntor, muajit të ngjarjeve të mëdha historike jo vetëm për Elbasanin por për të gjithë Shqipërinë, sjellim në vëmendje punimin e specialistes së bibliotekës, Ilda Matishit. Në punimin e saj, janë paraqitur biografitë e të rinjve elbasanas të cilët u vetësakrifikuan në luftën për çlirimin e vendit. Në këtë biografi kolektive janë pasqyruar jetët e prera në mes të më shumë se 280 dëshmorëve elbasanas të cilët ndonëse të rinj në moshë nuk kursyen jetët e tyre në emër të një ideali të përbashkët: atij të lirisë dhe çlirimit të vendit. Vlen të përmendet dhe pjesëmarrja e femrave elbasanase në kryengritjen e armatosur antifashiste, ku bie në sy mobilizimi i 100 nxënëseve të Normales të cilat u shquan për vendosmërinë, trimërinë, aftësitë drejtuese politike e ushtarake por edhe për punën që bënë për zhdukjen e analfabetizmit. Me krenari themi se pjesa më e madhe e të rënëve për liri janë ngulitur në kujtesën kolektive pasi emrat e tyre u janë vendosur rrugëve, shkollave, spitalit dhe disa lagjeve të qytetit të Elbasanit, toponimi këto që tashmë janë bërë pjesë e komunikimit të përditshëm mes nesh. Ndër to përmendim: Shkolla 9-vjeçare “Ptoleme Xhuvani”, Shkolla 9-vjeçare “Bardhyl Popa”, Shkolla 9-vjeçare “Jorgji Dilo”, Shkolla 9-vjeçare “Sulë Misiri”, Shkolla 9-vjeçare “Haxhire Myzyri”, Bulevardi “Qemal Stafa”, rruga “Mehmet Bajraktari, rruga “Ali Arapi”, lagjja “Syrja Dylgjeri”, lagjja “Beqir Dardha”, Spitali Rajonal Elbasan “Xhaferr Kongoli”, etj. Ne u jemi mirënjohës përjetë sakrificës dhe vetëmohimit të mijëra dëshmorëve anembanë vendit që dhanë jetën për lirinë e vendit.

 

Leave a Reply