Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Ditët e gushtit

Ditët që numërohen në gusht shërbejnë për të njohur muajt e vitit që vjen. Koha shihet në mëngjes, porsa zbardh. Si do të bëjnë ditët e gushtit, ashtu do të bëjnë muajt e vitit në vazhdim. Ditët numërohen në muajin gusht allaturka, çka i përket 13 ditëve të vjeshtës së parë allafrënga. Ditën e parë e ka vetë muaji gusht. Si do të bëjë kjo ditë, ashtu do të bëjë dhe muaji gusht i vitit që vjen. Në qoftë se dita e parë e tij ka erë, vranësi, shi apo thatësirë, po këto do të shfaqen edhe në muajin gusht të vitit që vjen. Dita e dytë e gushtit tregon kohën në vjeshtën e parë, (shtator). Dita e tretë është është vjeshta e dytë, tetori. Dita e katërt është vjeshta e tretë, nëntori. Dita e pestë është shëndreu, dhjetori. Dita e gjashtë është kallnuri, janari. Dita e shtatë është shkurti. Dita e tetë është marsi. Dita e nëntë është prilli. Dita e dhjetë është maji. Dita e njëmbëdhjetë është qershori. Dita e dymbëdhjetë është korriku.
Shënim: Për të njohur ditët e muajit gusht, duhet të hipet në një vend të lartë ku të shihet mirë lindja dhe perëndimi i diellit, Jugu e Veriu. Ditët e gushtit shihen nga njerëz që i kuptojnë mirë shenjat e i shpjegojnë ato. Me këto punë merreshin kryesisht pleqtë e plakat.
Në foto: Kalendar i vjetër shqiptar. Foto ilustruese nga interneti.
Aleks Vini. Traditat zakonore në qytetin e Elbasanit

Leave a Reply