Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Bibliomancia: e ardhmja e librave

Bukuria e kontaktit fizik me librin qëndron tek shfletimi. I hedh një sy faqeve të para, një sy andej nga mezi e një vështrim nga fundi. E rastësisht, mund të hasësh një frazë, një kapitull, apo një rresht që të krijon ndjesi të çuditshme; sikur diçka do të të thotë ose të të parathotë. Duket irracionale, por ne, qëniet njerëzore, jemi irracionale. Edhe personit më sypatrembur e më pragmatik do t’i dridhej mishi nëse haste në frazën: “Përgatitu të takosh vdekjen tënde!”
Ndjesia e të parathënit ka bërë që shumë popuj të zhvillojnë praktikën e njohur si “bibliomancia” – parashikimi i fatit nëpërmjet librave.
Në Greqinë e Lashtë, kur dikush desh të parashihte të ardhmen, merrte Iliadën, e hidhte për tokë, dhe në faqen që hapej, vinte gishtin mbi një frazë. Ajo që thuhej aty, ishte “e thëna”. Romakët e bënin me Virgjilin: quhej Sortes Virgilianae. Në mesjetë përdornin Biblën: Sortes Sanctorum.
* * *
Kur poeti Robert Browning u fejua me Elisabeth Barret, iu drejtua bibliomancisë për të parashikuar nëse lidhja e tyre do ishte e lumtur apo jo. Kështu, mori një libër nga rafti, pa i parë as titullin. Priste të gjente një shenjë, qoftë edhe në një mbiemër apo parafjalë. Sytë i ranë mbi frazën: “Se di la, come di qua, s’ama, in perpetuo, v’amero”. (Si andej, edhe këtej do të të dua në përjetësi.)
Mark Forsyth
– I panjohuri i panjohur –
(Libraritë dhe kënaqësia të mos gjesh atë që kërkon)

Leave a Reply